Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi sot pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Gjilanit me ç’rast trajneri, Ilir Daja u detyrua ta zëvendësoi në minutën e 42’të me Qëndrim Zybën. Gazeta Metro mëson ekskluzivisht se shkalla e dëmtimit e Gripshit nuk ka qenë e rëndë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Burime të Gazeta Metro brenda klubit kanë bërë të ditur se mesfushori nga Shqipëria përkundër faktit se u lëndua me shumë gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sivasspor.
Sipas burimeve thuhet se ai ka ndjerë vetëm dhimbje në krahë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore është mësuar se krahu i futbollistit ka pësuar vetëm një dëmtim të lehtë.
Kampioni në fuqi i Kosovës mposhti sot në shtëpi Gjilanin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.
Golat për fitoren e gjashtë këtë edicion të suharekasve i shënuan Arbër Prekazi (auto gol) dhe Meriton Korenica.
Ballkani të enjten me fillim nga ora 18:45 do të luajë sfidën e tretë në fazën e grupeve të Conference League ndaj Sivasspor. /gazetametro.net
Ballkani ndaj Sivasspor, me dy mungesa shumë të rëndësishme