Loading…

Gruaja 70 vjeç ndan tri këshilla për t’u dukur 20 vite më e re 

  • 19/09/2023 | 10:00

Gruaja 70 vjeç ndan tri këshilla për t’u dukur 20 vite më e re 

Zbuloni sekretin prapa dukjes rinore të gruas 70 vjeç. Janë tre këshilla të thjeshta që do iu ndihmojnë të mirëmbani pamjen dhe humorin e rinisë, transmeton Gazeta Metro.


70 vjeçarja zbuloi sekretin anti-plakjes që i mundëson të duket 20 vite më e re. Në një video që ka mbledhur 30 mijë pëlqime tashmë, ajo ndau tri përkujdesje që ajo i praktikon për të pasur një dukje më rinore.

Këshilla 1
Ajo këshilloi që të shmanget tendosja dhe fërkimi i lëkurës. Ajo e krahason këtë gjë me lëkurën e këpucëve të vjetra, duke shtuar se tërheqja e tyre shkakton rrudhosjen. Ajo e preferon përkëdheljen e butë të lëkurës dhe shmangien e fërkimit të syve me lecka të largimit të makiazhit.

Këshilla 2
E dyta këshillë e saj ishte që të lani fytyrën vetëm një herë në ditë. Ajo shpjegoi se “lan fytyrën natën duke përdorur vetëm majat e gishtërinjve, duke e lagur lehtë me ujë dhe terur ngadalë me peshkir”. Mbesa e saj shtoi se larja e shpeshtë i heq yndyrat natyror, esenciale për parandalimin e rrudhave dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Këshilla 3
E fundit ishte preferenca e saj që të përfshijë retinol në rutinën e saj të kujdesit për lëkurën. Gruaja këshilloi që të gjeni krem retinol pas këshillës me mjekut, duke theksuar çmimin e volitshëm. Ajo zbuloi se ajo aplikon kremi në ball, faqe, qafë, buzë, gjoks, dhe skajeve të syve. Ajo natyrisht, e theksoi dhe rekomandoi një dietë të barasp[eshuar dhe konsumim të moderuar të pijeve alkoolike.

Shikuesit reaguan pozitivisht ndaj videos dhe e përgëzonin dukjen e saj të bukur, duke e theksuar se dukej 20 vite më e re sesa ishte.”S’dukesh më e vjetër se 50 vjeç”./gazetametro.net

@thirtywaves Simple but it works?! 🤷🏼‍♀️ #skincareroutine #antiaging #antiagingskincare #antiagingtips #lifeadvice #youngerself #fyp #youngerme #foryou ♬ She Share Story (for Vlog) – 山口夕依

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë