Loading…

Gruaja e Abedin Rexhës-Sandokanit kërkon ri-ekspertizën nga institucionet zvicerane

  • 28/10/2019 | 12:11

Gruaja e Abedin Rexhës-Sandokanit kërkon ri-ekspertizën nga institucionet zvicerane

Familja e ish-luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, Abedin Rexhës- Sandokanit, pas publikimit të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit, kanë kërkuar që edhe familjarit të tyre, ish komandatit të UÇK-së, i vrarë në tetor të vitit 1998, t’i bëhet ri-ekspertiza në Shtetin Zviceran për faktin se sipas tyre, në vrasjen e Sandokanit, në ekspertizë është fshehur krimi i rastit, andaj kërkojnë të bëhet edhe analiza e ADN-së, transmeton Gazeta Metro.

Sanije Rexha, gruaja e Abedin Rexhës, i njohur gjatë luftës së UÇK-së si Komandant Sandokani, kërkon që të angazhohen ekspertët nga institucionet zvicerane që edhe një herë të bëjnë ekspertizë dhe konstatim për mënyrën e vdekjes së Abedin Rexhës.

Postimi i plotë

Njoftim:

Qeveria Zvicerane me Institucionet e saj, me rastin e ekspertizës të drejt, të vrasjes sē Astrit Deharit e kanë fituar besimin e qytetarëve të Rep.së Kosovës 100%.

Andaj, edhe ne familja e Abedin Rexhës, do të bëjmë maksimumin për të rënë në kontakt me Institucionin e saj të Mjekësisë Ligjore për ekspertizën e drejt të vrasjës së Abedin Rexhës-Sandokanit.

Po ashtu, duke parë se Institucioni vendor i Rep.së Kosovës, politika dhe Eulexi e kanē përbuzur dhe diskriminuar skajshmërish dhe me dyshimin që ka ndërhyrje në trupin e tij, për t’a fshehur krimin e rastit do të kërkojmë të behet edhe analiza e ADN-ës.

Me respekt, Sanije Rexha!…/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë