Bashkëshortja e futbollistit të Galatasaray Emre Asik, Yagmur Asik, me të cilën futbollisti ishte martuar nga viti 2012, dhe kanë tre fëmijë, ajo kishte ofruar rreth 1 milion euro një vrasësi profesionist për të vrarë burrin e saj shkruan Gazeta Metro
Jeta për futbollistin Turk është shëndrruar në makth,pasi ka marrë një njoftim nga një vrasës me pagesë,i cili e ka njoftuar Asik së atij i janë ofruar rreth 1 milion euro pikërisht nga gruaja e futbollistit, për ta vrarë atë dhe për ta zhdukur trupin e tij.
Vrasësi madje i tregoj ish futbollistit së gruaja e tij dhe ai kishin një lidhje.
“Kam një lidhje me Yağmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Asik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish dhe donte ta qëlloja por më pa që mbylla sytë, ajo më tha ti nuk je në gjendje ta bësh dhe pikërishtë aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, madje Yagmur Asik ia ka siguruar edhe armën si dhe zonën se ku me e varrosë kufomën e bashkëshortit të saj”, tha ai.
Por për fatin e Emre Asik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe e ka njoftuar me ngjarjen./gazetametro.net