Loading…

Gruaja e Haradinajt kërkon zgjidhje nga Qeveria për problemin që e hasim çdo ditë

  • 10/05/2018 | 20:16

Gruaja e Haradinajt kërkon zgjidhje nga Qeveria për problemin që e hasim çdo ditë

Anita Muçaj bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar sot kritika ndaj ministrave përgjegjës për infrastrukturën rrugore.


Qentë e ngrodhur nga goditjet e automjetevenë shumë raste qëndrojnë me ditë në rrugë, ndërsa prezantuesja e RTK’së ka pyetur se a duhet që këto mbetje të asgjësohen vetvetiu?

“Pergjate rruges magjistrale Prishtine- Ferizaj ose e njejta Prishtine – Kaçanik tek keni udhetuar per te mbikqyrur punimet a mos rastesisht i keni pare ca qene te ngordhur ne perafersisht cdo 100 metra??? A ua kane vrare syrin???”, ka shkruar Anita Muçaj në rrjetin social.

“Kompetence e kujt eshte mirembajtja e rrugeve magjistrale edhe e autostradave??? Ka ndoshta nje jave qe ata qene i shoh cdo dite aty, te enjtur qe kundermojne ne temperatura te ndryshme, madje ne oret e nates edhe mund te rrezikojne jete te dikujt qe nget automjet ne ate kohe”, ka shtuar ajo.

“Nuk e di kush e si por di te parashtroj pyetje: a duhet ata qene te asgjesohen vetvetiu nga natyra apo duhet dikush te kujdeset per kete çeshtje???”, ka pyetur bashkëshortja e Kryeministrit.

MInistrinë  Infrastrukturës e udhëheqë Pal Lekaj që vjen pikërisht nga radhët e AAK’së, partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë