Loading…

Gruaja e kryeministrit Haradinaj, zbulon këngëtaren që do të performojë për nderë të pavarësisë në Kosovë

  • 10/02/2019 | 19:38

Gruaja e kryeministrit Haradinaj, zbulon këngëtaren që do të performojë për nderë të pavarësisë në Kosovë

Elvana Gjata më në fund do rikthehet në skenë pas disa muajsh ndërprerje në muzikë. Ajo me 17 shkurt për nder të festës së pavarësisë do të performojë në Kosovë.


Ky koncert do të jetë një recital akustik e shoqëruar nga violinisti Olen Cesari. Pritet të mbahet në një teatër të njohur të Prishtinës

Lidhur me organizimin e eventit  bëhet e ditur se gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me cdo detaj, shkruan Tiranapost.al

Elvana ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje të armatosur që u shoqërua dhe me një viktimë. Ngjarja tronditëse e bllokut, ku u ndeshën dy grupe rivale. Që prej asaj dite, këngëtarja e njohur u largua nga vendi. Ajo u komentua gjatë në rrjetet sociale, shpesh dhe u sulmua për lidhjen me një personazh të kronikës së zezë

Pavarësia e Kosovës ngjan një rast ideal për t’u bërë prezente, duke shmangur me finesë Tiranën. Një lloj hakmarrje e saj, ndaj qytetit që i solli shumë trishtim

Koncerti do të nisë me 17 shkurt në Prishtinë me këngë patriotike, më pas me recitalin e plotë të Elvanës.

Prishtina mezi po pret të dëgjojë live dhe në një akustikë të vecantë, Elvanën./Tiranapost.al

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë