Emma Coronel Aispuro, gruaja e shefit famëkeq të Sinaloa kartelit më të madh të drogës Joaqin ‘El Chapo’ Guzman Loera është arrestuar nga agjentët federal amerikanë për trafikim të drogës, transmeton Gazeta Metro.
Ajo është arrestuar në aeroportin Dulles në shtetin Virginia në SHBA nën akuzat që përfshijnë “pjesëmarrja në komplot të distribucionit së kokainës, heroinës, marihuanës për import në SHBA” ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së. Ata kanë akuzuar po ashtu Coronel Aispuro për komplot me të tjerët për të ndihmuar Guzman në tentimin e tij të arratisjes nga burgu Altiplano në Almoloya de Juarez në Meksikë në vitin 2015.
Coronel Aispuro është shtetase amerikane e lindur në Kaliforni. Prokurorët thanë se ajo ishte rritur me njohuri për industrinë e trafikimit të narkotikëve ilegalë dhe ishte martuar me Guzman Loera kur ishte vetëm një adoleshente.
Djemtë e El Chapo arritën famë ndërkombëtare disa vite më parë kur zyrtarët e rendit në Meksikë e arrestuan Ovidio Guzman. Pak pas arrestimit të tij, qindra anëtarë të armatosur rëndë të kartelit Sinaloa ja mësynë qytetit dhe pas disa orësh të rrethimit ë Mexico City detyruan qeverinë meksikane ta lirojnë atë./gazetametro.net