Loading…

Gruaja e Milosevic’it ende shpreson: Kaq gjatë do të mbijetojë shteti i Kosovës

  • 01/05/2018 | 14:13

Gruaja e Milosevic’it ende shpreson: Kaq gjatë do të mbijetojë shteti i Kosovës

Gruaja e Slobodan Milosevicit thotë se shteti i Kosovës u krijua “gjatë natës” nga fuqitë e mëdha, edhe atë përmes njerëzve që sipas saj me këtë rast nuk vepruan në interes të shqiptarëve.


Mira Markovic, beson se pavarësia e Kosovës nuk është në interes të shqiptarëve, madje e parasheh edhe jetëgjatësinë e shtetit të Kosovës, transmeton GazetaMetro.net

E gjuha e saj nuk dallon shumë nga ajo e viteve 90’të.

“Pas pucit të 5 tetorit udhëheqja me në krye Kostunicën dhe Djindjicin ia dorëzoi Kosovën pakicës shqiptare që në territorin serb të krijojë shtetin e saj”, thotë ajo 17 vjet pasi iku nga Serbia për të jetuar në Moskë të Rusisë.

“Ky ishte koncept i asaj pjese të botës që veten e ka shpallur bashkësi ndërkombëtare. Ajo pjesë e botës dhe disa pjesë të tjera nën ndikimin e saj, në vitin 2008 e pranuan shtetin e Kosovës. Pra, atë shtet do e mbrojnë ata që e krijuan. e ardhmja e këtij shteti varet nga raportet e fuqive në botë”, ka thënë Markovic duke shtuar se jetëgjatësia e shtetit të Kosovës do të varet nga ajo se sa gjatë fuqitë që e kanë përkrahur shtetësinë e shtetit të ri.

Madje, ajo ka thënë se shteti i Kosovës u krijua brenda natës dhe jashtë Kosovës, edhe pse ish bashkëshorti i saj kishte nisur shumë vite para luftës në Kosovës propagandën kundër shqiptarëve, duke i quajtur me “separatistë” apo edhe terroristë që kërkonin ndarjen.

“”Ai shteti i Kosovës u krijua brenda natës dhe jashtë Kosovës. Po të ishte formuar ditën dhe të e formonin përfaqësuesit më të mirë të popullit shqiptar, themelet e saj nuk do të viheshin me dhunë”, u shpreh Markovic.

“Po t’i mbronin interesat e shqiptarëve njerëz më të mirë – të arsimuar dhe të ngritur, ndoshta për realizimin e atyre interesave nuk do të ishte i nevojshëm edhe një shtet shqiptar, por ato interesa do i gjenin në një jetë të përbashkët me të cilët jetuan më parë. Por, me qenë se atë shtet e krijuan jashtë Kosovës joshqiptarët, përdorën në këto përpjekje shqiptarët e caktuar. Më të mirë nuk kishin në dispozicion. Për këtë janë të detyruar të mos shprehen për punët shtetërore të bashkëpunëtorëve të tyre”, ka thënë Markovic.

Prej 17 vitesh ajo jeton në Rusi, duke i ikur nga drejtësia serbe. Slobodan Milosevic vidq në vitin 2006, në burgun e Hagës ku po gjykohej për krime lufte. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë