Zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve amerikane presidenciale Donald Trump do të betohet më datën 20 Janar të vitit 2017.
Mirëpo, sipas një gruaje të verbër nga Bulgaria, Amerika do ketë për president të fundit Barak Obamën.
Kjo grua e verbër e bëri këtë parashikim para se të ndërronte jetë në vitin 1996, kur ajo ishte 85 vjeç, transmeton gazetametro.net
Baba Vanga, e cila ishte e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit” ka parshikuar saktë; sulmet e 11 Shtatorit në kullat binjake në New York, ngritjen në pushtet të shtetit islamik (ISIS), e poashtu ajo edhe u tregua e saktë kur parashikoi se presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do jetë një afro-amerikan.
Një ndër parashikimet e saj ishte edhe “lufta e madhe e myslimanëve”, për të cilën ajo tha se do të ndodhë në Siri, raporton Daily Mail.
E sikur të gjithë këto parashikime të mos mjaftonin ajo madje ka parashikuar edhe ndikimin e ngrohjes globale 60 vite më parë.
Megjithatë, edhe për ndjekësit e saj mbetet paksa e paqartë se çfarë ajo në të vërtetë mendoi kur tha se Obama do jetë presidenti i fundit i Amerikës./gazetametro.net