Një grua në Egjipt u ndalua për pak kohë pasi u akuzua për pjekjen e ëmbëlsirave ‘të pahijshme’, thonë media lokale, transmeton Gazeta Metro.
Ëmbëlsirat, të dizajnuara me organe gjenitale dhe organe tjera të brendshme, të bëra nga kremi u hëngrën në një festë ditëlindjeje në një klub ekskluziv të sporteve në Kajro.
Pasi fotografitë u bënë virale, pastiçerja u arrestua dhe më vonë u la i lirë me kusht duke u gjobitur në vlerë prej 234 euro. Ka raporte se pjesëmarrësit në festë mund të përballen gjithashtu me veprim ligjor. Një organ i lartë fetar paralajmëroi se mallrat e tilla të pjekura ishin të ndaluara nga Islami. Dar al-Ifta shkroi në Facebook se produktet që paraqesin përfaqësime seksuale ishin ‘një sulm ndaj sistemit të vlerave dhe një abuzim i ashpër i shoqërisë’.
Ministria e rinisë dhe sporteve thuhet se po shikon përfshirjen e klubit që organizoi këtë mbledhje private. Avokati i të drejtave të njeriut Negad El Borai shkroi në Twitter se incidenti konfirmoi ‘ekziston një segment i shoqërisë, që dëshiron të eleminojë çdo hapësirë për liri personale në Egjipt me pretekstin e ruajtjes së vlerave të familjes Egjiptiane’.
Ai bëri paralele me rastet e disa grave të reja egjiptiane të akuzuara për shkelje të lidhura me moralin në lidhje me videot e postuara në TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale.
Disa ditë më vonë doli që prokurori publik kishte urdhëruar arrestimin e vazhdueshëm të grave në pritje të një hetimi mbi akuzat e trafikimit njerëzor. Prokurori pretendoi se ato kishin shfrytëzuar vajzat adoleshente duke i inkurajuar ato të postonin video të ngjashme me ato. Një avokat për gratë tha se ato do të apelojnë kundër masës. //gazetametro.net