Loading…

‘Gruaja iku nga shtëpia dhe punoi në klube të natës’, si erdhi deri te vrasja e dy djemëve të familjes Puka

  • 27/01/2022 | 22:12

‘Gruaja iku nga shtëpia dhe punoi në klube të natës’, si erdhi deri te vrasja e dy djemëve të familjes Puka

Më 2012 dyshohet se Bujar Demaj vrau dy djemtë e familjes Puka. Pas 10 vitesh ai arrestohet në Belgjikë. Familjarët e viktimave tregojnë ngjarjen.


Lulet janë vjetërsuar afër përmendores përkujtuese për dy djemtë të vrarë në Junik, raporton T7. Por kjo s’është shenja e vetme që tregon kohën e gjatë që kaloi që nga ngjarja e trishtë e vitit 2012, që ndodhi në këtë rrugë.

Për familjen Puka, që humbi të bijtë Vllaznimin e Blerimin nga konflikti me një familje nga Shqipëria, koha po ecën ngadalë derisa vrasësit ta marrin dënimin e merituar.

E si duket 10 vite do të kalonin, derisa Bujar Demaj, që dyshohet se kreu këtë vepër, të arrestohej.

Nipi i të ndjerit Blerimit, tregon se lajmi për arrestimin e të dyshuarit, po ia jep një ndjenjë lirie edhe pse ishin të pajtuar me familjen Demaj.

Për familjen e tij, humbja e dy anëtarëve mbetet ngjarja më e hidhur në jetë.

Në anën tjetër, babai e motra e të ndjerit Vllaznim Pukës, thonë se edhe pse i dyshuari u arrestua vonë, ndihen të lehtësuar. E se si lindi konflikti midis familjeve, tregon e motra.

“Kanë qenë një vit të martuar, pastaj motra e tyre ka ikë prej shtëpisë tonë, me një person të njohur ose të panjohur për ne dhe ka punuar në klube të natës. Ata kanë instituar pas 6-7 muajve prapë me ia kthy vëllait tim, me e pasë gru përsëri”, tha ajo.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen, është ekstraduar në Kosovë. Bujar Demajt i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh. Familjes Puka dhe Demaj u pajtuan tre vite pas kësaj ngjarje të rëndë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë