Loading…

Gruaja nga Gjakova e braktis djalin 14 muajsh

  • 28/10/2021 | 09:27

Gruaja nga Gjakova e braktis djalin 14 muajsh

Policia në Gjakovë ka arrestuar një grua, e cila e ka braktisur djalin e saj 14-muajsh.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gruaja kishte dalë nga strehimorja pa paralajmërim, dhe ka braktisur djalin.

Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale e kanë dorëzuar djalin e braktisur te babai, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS-Gjakovë 26.10.2021-16:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin  e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij, ndërsa e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë