Në qytetin e Kamenicës, një grua ka falsifikuar patentë shoferin e një shtetit tjetër duke tentuar që ta marrë atë të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e dyshuar femër nga Kamenica ka tentuar që patentë shoferin e Kosovës ta marr përmes patentë shoferit të falsifikuar të një shteti tjetër.
Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare ka marrë patentë shoferin e Republikës së Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga një shtet tjetër, pas verifikimit është vërtetuar se i njëjti dokumentin nga shteti tjetër ka qenë i falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net