Angela Hernandez ka mbetur shtatë ditë brenda shkëmbinjëve pas një aksidenti me makinën e saj në Big Sur, California dhe i ka mbijetuar e vetme, pa ndihmen e askujt, transmeton gazetametro.net
Dy ditë pasi që ajo është gjetur nga dy surfues e ka shpjeguar ngjarjen në detaje në një postim në rrjetin social Facebook.
Ajo e ka kaluar këtë javë të tmerrshme nën shkëmbinjë duke kujtuar këngët që i pëlqen, duke ënderruar për ushqimet që do t’i provonte pasi që të shpëtojë dhe duke konsumuar ujin që dilte nga shkëmbinjtë.
Hernandez ka treguar se aksidenti i ka shkaktuar asaj hemoragji në tru, katër brinjë të thyera, qafë të thyer, i ka prishur njërën mushkri dhe ka marrë djegie në duar, këmbë dhe fytyrë.
“Ajo mbijetoi shtatë ditë pranë shkëmbinjë, derisa valët herë pas here e kanë goditur edhe në pjesët e lënduara dhe kjo është e mrekullueshme. Ajo është një luftëtare dhe kishte vullnetin që të jetojë. Shumë njerëz në këtë situatë nuk do të mbijetonin shumë, mirëpo ajo e kishte vullnetin që të jetojë” , ka treguar një polic i zonës, Steve Bernal.
“Nuk më kujtohet shumë se si ndodhi aksidenti. E vetmja gjë që më kujtohet është që kur u zgjova, isha akoma në makinën time dhe kishte ujë deri te gjunjët e mi. Koka më dhimbte dhe kur e preka, pash që po më dilte gjak”, ka shkruar Hernandez në Facebook.
Pasi që ka dalë nga makina, Hernandez ka rënë në gjumë për një kohë të caktuar të cilën nuk e kujton dhe kur u zgjua ishte ende ditë.
Hernandez ka treguar se në plazh nuk kishte njerëz dhe ajo ka kërkuar për ndihmë çdo ditë.
“Këngët që nuk i kisha dëgjuar me vite përsëriteshin në kokën time, ëndërroja për ushqimet që do merrja pasi që të shpëtoja dhe e imagjinoja fytyren e personit që do të më gjente këtu”, ka treguar ajo.
Mëngjesin e fundit ajo ka treguar se kur u zgjua pa një grua duke ecur përgjatë bregut dhe fillimisht mendoi që ishte ëndërr, pasi që ditëve të fundit kishtë ëndërruar se dikush po e gjente dhe po e shpëtonte.
“Bërtita, NDIHMË dhe pashë se ajo po vinte në drejtimin tim bashkë me një burr dhe nuk po u besonin syve për atë që po shihnin.
Autoritet atje kanë treguar se në këtë pjesë të California’s, Big Sur, është e vështirë të udhëtosh dhe të ecësh në të.
Hernandez, e cila tani më është bashkuar me familjen e saj ka thënë se ndihet shumë mirë dhe ka të gjitha ato që i nevojiten.
“Jam në spital dhe motra ime po qëndron me mua, ajo më bënë të qesh derisa më dhëmbin brinjtë. Kam takuar njerëzit më të mirë në jetën time për të cilët do të jem falenderuese gjithmonë. Kam përjetuar diçka të tmerrshme, por unike. Nuk besoj të ketë ndonjë qëllim më të madh në jetën time. Jeta është e pabesueshme” , ka përfunduar ajo në postimin e saj. /gazetametro.net