Margot Woelk ishte një nga gratë që punonin për Hitlerin. Detyra e saj ishte të provonte ushqimin para se Hitleri ta hante, për të vërtetuar se mos është e helmuar, trasnmeton Gazeta Metro.
Margot ishte njëra ndër 15 gratë e punësuara nga rojtarët e Adolf Hitlerit të quajtura “Wolf’s Lair”, gjatë luftës së Dytë Botërore. Puna e 25-vjeçares ishte të shijonte ushqimin e liderit të nazistëve.
Hitleri është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore./gazetametro.net