Loading…

Gruaja që u martua me një burrë me aftësi të kufizuara u përgjigjet komentuesve që e quajtën martesën e tyre “një shaka” dhe e akuzuan se “e bëri për para”

  • 15/09/2020 | 11:18

Gruaja që u martua me një burrë me aftësi të kufizuara u përgjigjet komentuesve që e quajtën martesën e tyre “një shaka” dhe e akuzuan se “e bëri për para”

Një grua që u martua me një burrë me aftësi të kufizuara me një sëmundje neuromuskulare u është përgjigjur atyre që postuan komente mizore në fotografitë e saj të dasmës duke thënë se dhëndri duhet të ketë para dhe se marrëdhënia e tyre është “një shaka”.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shane Burcaw, 27, dhe Hannah Aylward, 24, kanë fituar vëmendjen ndërkombëtare për hedhjen dritë mbi marrëdhëniet e tyre, duke ndarë historinë e tyre dhe detajet e jetës së tyre së bashku në mediat sociale, përfshirë kanalin e tyre të njohur ‘Squirmy and Grubs’ në YouTube.

Në fillim të këtij muaji, çifti nga Minesota i thanë njëri-tjetrit ‘Po’ në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së tyre.

Por kur Hannah ndau me krenari fotot nga rasti i lumtur, disa komentues u treguan të shpejtë, duke shkruar që martesa e tyre nuk mund të ishte e vërtetë dhe duke e akuzuar Hannah-n se “e bëri për para”.

Ndryshe, Shane, një shkrimtar dhe folës publik, lindi me Atrofi Muskulare Spinale (SMA), një sëmundje neuromuskulare bën që muskujt të përkeqësohen me kalimin e kohës. Ai ka qenë në një karrocë elektrike që kur ishte dy vjeç, dhe mezi lëviz dot këmbët, krahët dhe duart.

Ata, siç thuhet më tej, u njohën me njëri-tjetrin përmes thirrjeve në FaceTime dhe mesazheve me tekst dhe përfundimisht u dashuruan.

Së bashku, çifti hapi kanalin e tyre në YouTube për të edukuar më mirë njerëzit në lidhje me marrëdhëniet e integruara – dhe aty ishin ata që ndanë video nga dita e martesës në fillim të shtatorit.

Hannah gjithashtu postoi foto në Instagram, ku u pritën me komente kryesisht pozitive dhe uruese.

Sidoqoftë, disa nga komentet nuk ishin aq të këndshme dhe më 11 shtator, Hannah bëri një post vijues duke u përgjigjur atyre.

“A është ai i pasur?”, thuhej në një nga komentet, ndërsa një tjetër kishte vendosur një shenjë të dollarit.

Kështu që Hannah u ishte përgjigjur.

“Nëse dy vitet e fundit të pasurit një kanal në YouTube më kanë mësuar ndonjë gjë, është që nuk do të jesh në gjendje të edukosh të gjithë. Pavarësisht nga ajo që ju bëni, disa njerëz thjesht nuk do të arrijnë këtë gjë”, shkroi ajo.

“Të shqetësohesh për mendimet e këtyre njerëzve është humbje kohe, dhe ndërsa koha ka kaluar, është bërë shumë më e lehtë që vërtet të mos kesh asnjë reagim të brendshëm ndaj komenteve si këto”.

“Disa vjet më parë, leximi i fjalëve si këto ishte i dhimbshëm. Për një kohë, mbajta idenë se sapo Shane dhe unë të martoheshim, të gjithë njerëzit që dyshonin në marrëdhënien tonë do ta kuptonin se ishte e vërtetë”.

“Tani, sigurisht, nuk jam aq naive. Megjithëse është dashur kohë, unë jam në gjendje të injorojë plotësisht njerëz si këta. Unë dhe Shane vazhdojmë të ndajmë historinë tonë me shpresën për të treguar sa më shumë njerëz që të mundemi që personat me aftësi të kufizuara janë partnerë të denjë”.

“Komente si këto vetëm na inkurajojnë të vazhdojmë! Ne jemi aq mirënjohës për të gjithë njerëzit që historia jonë ka arritur të shihet nga ta në një mënyrë pozitive”, tha ajo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë