Është arrestuar një grua në Graçanicës pasi nuk e ka paguar faturën e hotelit.
Sipas raportit të Policisë, ajo ka qëndruar në hotel prej 6 gushtit 2020 e deri më 25 tetor 2022.
“Graqanicë 30.01.2023-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë.