Loading…

Gruaja u turr me veturë e goditi disa vetura të tjera, vrau 6 persona në një përplasje të tmerrshme në LA

  • 05/08/2022 | 22:54

Gruaja u turr me veturë e goditi disa vetura të tjera, vrau 6 persona në një përplasje të tmerrshme në LA

1Një incidenti i tmerrshëm trafiku ka ngjarë sot në metropolin amerikan Los Angeles ku një person tashmë i akuzuar për vrasje ka goditur disa vetura që shpërthyen në zjarr. Në mesin e gjashtë viktimave ishte një fëmijë dhe një grua shtatzënë, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Los Angeles ka arrestuar të dyshuarën për incidentin e të enjtes pasdite në Los Angeles, pasi ajo çuditërisht i kishte shpëtuar përplasjes që vrau 6 dhe plagosi 8 të tjerë që po trajtohen në spital.

E dyshuara është rreth të dyzetave dhe tani po përballet me vrasje të shkallës së dytë dhe neglizhencë në trafik kanë raportuar mediat amerikane.

Incidenti ka ndodhur në Windsor Hills në perëndim të Los Angeles dhe sipas pamjeve dhe dԥshimtarëve ishte shkaktuar një shpërthim i madh pasi ishte afër një pompe të derivateve. Një fëmijë kishte rënë në pompën pasi ishte hedhur aty nga përplasja. Nuk i kishte mbijetuar plagëve fatkeqësisht, megjithëse kalimtarët kishin tentuar ta shpëtonin.

Dëshmitarët i kishin thënë mediave se fillimisht kishin kujtuar se ishte shpërthim bombe aq shpejtë e aq e zhurmshme ishte përplasja. Një dëshmitare kishte deklaruar se dëgjoheshin britmat e viktimave të ngujuara në vetura që po digjeshin e po tentonin të dilnin.

Në incident ishin përfshirë shtatë vetura, tre prej të cilave ishin djegur.

Vozitësja që shkaktoi incidentin i ka shpëtuar gjallë përplasjes por është plagosur rëndë dhe është në gjendje kritike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë