Loading…

Gruaja vihet në zjarr gjatë rrugës në gjyq për të treguar se ishte përdhunuar

  • 05/12/2019 | 16:48

Gruaja vihet në zjarr gjatë rrugës në gjyq për të treguar se ishte përdhunuar

Një 23 vjeçare e dyshuar si viktimë e përdhunimit është duke luftuar me jetën, pasi ajo u vu në zjarr derisa po shkonte në gjyq në veri të Indisë, transmeton Gazeta Metro.


Gruaja ishte duke shkuar për një seancë dëgjimore në çështjen që ngriti kundër dy burrave në mars. Ajo është në gjendje kritike në spital, ku po kurohet për djegie të rënda.

5 burra përfshirë dy përdhunues të saj të dyshuar, janë arrestuar me dyshimin se ishin fajtor për djegien e vajzës, sipas policisë.

Gruaja ishte duke shkuar në një stacion treni kur një grup burra e sulmuan dhe e zvarritën në një fushë aty pranë, dhe e dogjën më pas.
Mjekër që e trajtuan atë në spitalin e qytetit Lucknoë thanë që ajo kishte marrë 90% djegie trupore, dhe së shpejti do dërgohej në një ambulancë ajrore në kryeqytetin Delhi, për kujdes më të mirë mjekësor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë