Loading…

Gruas nga Skënderaj i kthehet të pamurit pas 44 vjetësh (Video)

  • 18/03/2017 | 00:28

Gruas nga Skënderaj i kthehet të pamurit pas 44 vjetësh (Video)

Hafize Thaçi nga Skënderaj, është gruaja e cila për 44 vjet jetoi pa e parë dotë dritën e diellit.

Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rritën, por asnjëherë deri sot nuk i pa.

Tashmë Hafizja pas më shumë se 4 dekadash mund të sheh burrin, por edhe fëmijët e saj.

Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila u mobilizua dhe arriti të grumbullojë 5 mijë euro me të cilat e realizoi operacionin në syrin e majtë në spitalin Eye Hospital në Prishtinë.

“O Zot, o Zot, mrekulli e madhe. Paskam jetu 44 vite në burg, tash po i shoh femijet e mi. Alo, a je Halili, pasha Zotin po shoh, po shoh edhe mirë bile”.

Këto ishin fjalët e para pas operimit të Hafizës, e cila të parin e telefonoi organizatorin e kësaj ngjarjeje Halil Kastratin.

“Mbrëmë më thirri në telefon, na bëri me lot gëzimi kur na tha që: Unë po shoh o Halil”, tregon ai duke shtuar se ndjehet shumë i lumtur që ishte shkaktar që asaj t’i kthehet të pamurit”.

Po kësaj familje kjo shoqatë para një muaji i kishte blerë edhe banesë, pasi që jetonin në gjendje të mjerueshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë