Loading…

Gruda: LVV’ja e ka hequr nga programi padinë ndaj Serbisë për gjenocid – ka qenë vetëm propagandë

  • 03/06/2026 | 22:37

Gruda: LVV’ja e ka hequr nga programi padinë ndaj Serbisë për gjenocid – ka qenë vetëm propagandë

Kandidati i PDK-së për deputet, Përparim Gruda, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.


Sipas tij, në veri nuk janë zhbërë strukturat paralele, por janë legalizuar ato, me marrëveshje.

Ndërkaq, Gruda tha se ajo që ka ndodhur në veri ka qenë një teatër absurd, sepse në fund, sipas tij, fituese ka dalë Lista Serbe.

“Albin Kurti i ka braktisur të gjitha premtimet. Një nga më interesantet është se në programin aktual të LVV-së, e kishin hequr edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid. E kanë përdorur si mjet propagandistik sa u është dashur, e tash kanë hequr dorë, se me gjasë kanë shpikur mjete tjera propagande, sepse tash ka ardhur koha me iu kërku llogari me bë”, tha Gruda në Rubikon të Klan Kosova,

Ai u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pushteti do të mund të ndryshohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë