Loading…

Gruda: Prishja mes Kurtit e Osmanit u bë për karrige, jo për interesa të qytetarëve

  • 06/05/2026 | 22:04

Gruda: Prishja mes Kurtit e Osmanit u bë për karrige, jo për interesa të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, komentoi edhe raportet ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se përçarjet mes tyre nuk lidhen me çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, përcjell Gazeta Metro.


Gruda është shprehur se dy figurat politike nuk janë ndarë për tema si mirëqenia ekonomike, energjia apo zhvillimet ndërkombëtare, por për arsye të tjera politike.

Sipas tij, tensionet kanë dalë në pah në momentin kur është diskutuar për ndarjen e pushtetit dhe ambiciet politike.

“Ka rëndësi të thuhet, se Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit nuk janë prishur sepse nuk janë rritur rrogat, nuk janë prishur sepse nuk është liruar çmimi i energjisë elektrike, nuk janë prishur kur ka ardhur drafti më i keq i Asociacionit, nuk janë prishur kur jemi vendosur në sanksione nga BE-ja. Janë prishur në një moment kur ka ardhur çështja e karriges e pushtetit, njëri e do Albin Kurti krejt pushtetin edhe atë për vete edhe Vjosa Osmani e do edhe një mandat. Pra qytetarët duhet ta dijnë që prishja midis tyre dhe garimi i tyre kundër njëri tjetrit nuk është për asnjë interes të qytetarëve është thjesht dhe vetëm për arsye të pushtetit”,deklaroi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë