Loading…

Gruevski bën thirrje për mobilizim kundër gjuhës shqipe

  • 26/02/2017 | 20:02

Gruevski bën thirrje për mobilizim kundër gjuhës shqipe

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare.


Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pasi sipas tij, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi.

Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë.

Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë, shkruan Alsat M.

Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori.

“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës” shkruan Gruevski .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë