Partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE kumtoi se nuk është arritur marrëveshje për koalicionim me BDI-në e udhëhequr nga Ali Ahmeti andaj kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare për, si që thonë, të dalë nga kriza, raporton zhurnal.mk, transmeton gazetametro.net.
“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin ‘Për Maqedoni më të mirë’ si fituese të zgjedhjeve të fundit duke marrë më shumë vota dhe deputetë vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të shërbejë për të mbyllur krizën politike në vend dhe jo për thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhje të reja është zgjidhje e pjekur në shërbim të tejkalimit të krizës në vend” ka kumtuar VMRO pas takimit që e kanë pasur në selinë e tyre. /gazetametro.net.