Loading…

Zyrtare: BDI e konfirmon koalicionin me VMRO-DPMNE

  • 29/01/2017 | 17:00

Zyrtare: BDI e konfirmon koalicionin me VMRO-DPMNE

E plotësuar

17:50 -Ali Ahmeti e BDI kanë vendosur përfundimisht për koalicion me VMRO-DPMNE-n e Nikola Gruevskit.

Në një komunikim nga Selia e BDI-së, Gruevski ka thënë se “jemi treguar shumë të hapur dhe transparentë për të gjitha opsionet, parashikimet, është bërë një analizë e thellë me qëllimin më të mirë që Bashkimi Demokratik për Integrim dhe vendimet që do dalin të jenë në shërim të zgjidhjes së problemeve të dhënies fund të krizës politike”.

Mediat lokale bëjnë me dije së nga kjo marrëveshje e arritur, shqiptarët marrin kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Brendshme dhe shtatë ministri të tjera. Gjithashtu, gjuha shqipe do të jetë zyrtare në të gjitha nivelet e administratës.


Zbulohet marrëveshja Gruevski-Ahmeti, BDI 8 ministri

17:35 – Pak orë nga skadimi i afatit përfundimtar duket se partia shqiptare e BDI, e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka arritur një marrëveshje me fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, VMRO-DPMNE-në e Nikola Gruevskit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.

Mesnata e kësaj të diele ishte edhe afati i fundit kushtetues për Nikola Gruevskin që të bindte BDI për të formuar qeverinë.


Gruevski pranon kërkesat e shqiptarëve, koalicion VMRO – BDI

Maqedonia pritet që të krijojë qeverinë e saj të re me arritjen e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka pranuar kushtet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të plaftormës shqiptare, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Gruesvki se i ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Në anën tjetër, më herët ka përfunduar edhe mbledhja e kryesisë së BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël. Lideri i BDi-së Ali Ahmeti shkurt para mediave ka theksuar se po analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve.

“Nuk ka përgjigje ende se me kë do të shkohet ne koalicon, po anlizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, qoftë ato për popullin shqiptar, maqedon, serb, vllehë, turk rom”, ka thënë Ahmeti para selisë së BDI-së.

Në pyetjen në lidhje me veturën e Nevzat Bejtës tek selia e LSDM-së, Ahmeti ka theksuar se ai e din për çdokënd se ku ndodhet dhe se me çfarë detyra janë atje. “Unë jam kryetari i partisë dhe e di për çdokënd në çdo vend ku është dhe me çfarë detyra ku i çojë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë