Loading…

Gruevski: Qeveria e cila zbaton Deklaratë të Tiranës, anti-shtetërore

  • 26/03/2017 | 13:39

Gruevski: Qeveria e cila zbaton Deklaratë të Tiranës, anti-shtetërore

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në profilin e tij në Facebook shkruan se një qeveri e cila zbaton dhe realizon Deklaratë nga Tirana nuk mund të jetë qeveri reformuese, por anti-shtetërore.

Sipas tij, fakti që LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata e shqiptarëve edhe me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, tregon se çështja është serioze, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

“Fakti që edhe me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikjes nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Ai në fund ka paraqitur qëndrimin e tij për zgjedhje të reja parlamentare. Të cilat sipas tij, paraqesin zgjidhje të sigurtë për dalje nga kriza.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë