Loading…

Grumbullimi i lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme: Diskutohen mundësitë e reduktimit të tyre

  • 27/10/2020 | 13:39

Grumbullimi i lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme: Diskutohen mundësitë e reduktimit të tyre

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe u.d. gjyqtari mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Ilmi Bajrami, kanë pritur në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e zvogëlimit të numrit të lëndëve në Dhomë të Posaçme, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Selimi u shpreh i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për kërkimin e një fondi emergjent nga Qeveria, përmes së cilit do të krijoheshin kushtet për zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara në Dhomë.

Kryetari Peci e njoftoi ministrin se muajt e fundit ka pasur një progres në kryerje të lëndëve nga ana e gjyqtarëve në DhPGjS, mirëpo, numri prej 19.539 lëndëve të pazgjidhura, është e pamundur të zvogëlohet me 14 gjyqtarë, sa ka aktualisht Dhoma, dhe me numër shumë të vogël të bashkëpunëtorëve profesional.

Si rrjedhim, bashkëbiseduesit u dakorduan që të shikohen mundësitë e hapjes së pozitave të reja për gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional, të cilët do të asistonin në zvogëlimin e numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë