Loading…

Grup kriminal, narkotikë e shpëlarje parash: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

  • 08/07/2026 | 17:45

Grup kriminal, narkotikë e shpëlarje parash: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj personit me inicialet A.H., i cili dyshohet për përfshirje në një grup kriminal të organizuar të lidhur me veprimtari të paligjshme me narkotikë dhe shpëlarje parash, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshme mbajtjen e tij në paraburgim gjatë kësaj faze të procedurës.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se ekziston rreziku që i dyshuari, nëse lihet i lirë, mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës, të pengojë sigurimin e provave ose të ndikojë te persona të tjerë të përfshirë në rast.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale. Nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë. Po ashtu, ai mund të asgjësojë, fshehë ose falsifikojë prova të veprës penale, si dhe të pengojë rrjedhën normale të procedurës duke ndikuar edhe te persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

A.H. dyshohet për veprat penale që lidhen me organizimin ose pjesëmarrjen në grup kriminal, trafikimin e paautorizuar të narkotikëve dhe shpëlarjen e parave. Gjykata ka bërë të ditur se ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë