Loading…

Grupe në Vetëvendosje kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë

  • 06/10/2022 | 19:44

Grupe në Vetëvendosje kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë

Brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë filluar që të kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë, në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Bleron Baraliu është ndër të parët nga përkrahësit e VV’së, që ka kërkuar rikthimin e Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se Kosova e ka ka Ministrin e Shëndetësisë, derisa ka thënë që Lista Guxo mos të flasë kot së koti.

“Qeveria Kurti ben mire me pranu gabimin e saj, dhe me kthy Arben Vitian si minister te shendetesise. Unë vazhdoj të besoj se Beni ka kryer punë të jashtëzakonshme me sukses të jashtëzakonshëm gjatë pandemisë, dhe të vetmin gabim e ka bërë që është dorëheq nga MSh për të garuar për Pr”, ka shkruar Baraliu.

Bleron Baraliu njihet publikisht për qëndrimet pro VV’së në media dhe aktivist në Amerikë.

Rikthimin e Vitisë, e ka kërkuar edhe Xhevedet Pozhari, analist pro VV’së, duke thënë se Shëndetësia nuk ka pasur kurrë Ministër më të përkushtuar.

“Shëndetësia nuk ka pasur kurrë Ministër më të përkushtuar. Dhe, dyshoj se do të ketë edhe në të ardhmen. Arben Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveritar në tjetër nivel”, ka shkruar Pozhari.

Gjatë ditës së enjte Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi ka siguruar letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë