Nga Kroacia vijnë lajme dhe video shqetësuese. Pas ndeshjes mes Dinamos dhe Hajdukut, grupi i tifozëve të Torcidës dhe policia kroate janë përplasur në autostradë.
Pas ndeshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ka pasur një përleshje masive midis Torcidës dhe policisë në autostradën A1, ku rreth 1600 tifozë të Hajduk Splitit po ktheheshin në shtëpi, transmeton Insajderi.
Gjatë trazirave, policia përdori armë dhe qëlloi 2 huliganë të Hajdukut.
Hajduk u mposht nga Dinamo me retzultat 3:1, dhe grupi i tifozëve nga Spliti, që nuk u lejua nga policia të kenë asnjë pankartë, megafon dhe daulle, vendosën të bojkotojnë hyrjen në stadium.