Loading…

Grushta dhe shqelma: Arrestohen 5 persona në Ferizaj

  • 12/09/2019 | 10:19

Grushta dhe shqelma: Arrestohen 5 persona në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj janë arrestuar pesë persona të cilët janë rrahur në rrugë, shkruan Gazeta Metro.


Fillimisht në ora 18: 00 ka ndodhur rrahja e parë ku janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët së bashku me një të dyshuar tjetër i kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K/Shqiptarë, të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa pas orës 20:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje për shkaqe ende të panjohura i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë