Loading…

Grushte e shqelma në mes lojtarëve: Publikohen pamjet nga dhuna në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja

  • 04/05/2021 | 19:34

Grushte e shqelma në mes lojtarëve: Publikohen pamjet nga dhuna në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja

Është ndërprerë ndeshja vendimtare ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës nga ku edhe do të mësohej se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalonte në finalen e madhe të basketbollit Kosovar, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja u ndërpre menjëherë pas çerekut të parë ku edhe ndodhi incidenti ndërmjet dy taborëve derisa po shkonin drejt zhveshtores për pushimin 10 minutash.

Me këtë rast pati një përplasje fizike ndërmjet lojtarëve dhe stafit teknik të të dy klubeve derisa aty ishin të pranishëm edhe Policia e Kosovës.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 49:48 në të mirë të Pejës. Ndeshja nuk pritet që të vazhdojë sot.

Më poshtë keni pamjet e përleshjes dhe reagimet e klubeve. /gazetametro.net

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Indeks Online (@indeksonline)

Reagon zyrtarisht Peja: Thonë se se ka të lënduar në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit

Reagon edhe Ponte Prizreni: Dardan Berishën e quajnë ‘polak’, derisa thonë se është rrahur një lojtar 17 vjeçar i tyre

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë