Loading…

Guardiola befason të gjithë: I uron titullin Liverpoolit

  • 15/09/2019 | 14:08

Guardiola befason të gjithë: I uron titullin Liverpoolit

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, është befasuar nga skuadra që këtë vit u rikthye në Premier Ligë, Norwich City, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar dje(e shtunë) në ‘Carrow Road’, Norwich City shënoi fitore 3-2 ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar kështu edhe humbjen e parë ‘Qytetarëve’.

Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, befasoi të gjithë duke ia uruar titullin e kampionit rivalit të tyre, Liverpoolit.

“Jemi në shtator… a do ta bëjmë këtë? Në rregull atëherë; urime Liverpool, ju jeni kampion” – tha me ironi trajneri spanjoll.

Tutje, Pep Guardiola tha se do të rimarrin veten dhe të shohin ndeshjet e ardhshme. Ndryshe, Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 10 pikë, me 5 pikë më pak se Liverpooli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë