Loading…

Guardiola e konfirmon kalimin e Torres te Barcelona

  • 23/12/2021 | 17:10

Guardiola e konfirmon kalimin e Torres te Barcelona

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, iu drejtua mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Leicester City që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin Etihad.


Trajneri spanjoll nuk kishte se si t’i ikte pyetjeve për Ferran Torres, duke konfirmuar se ai “është afër” të bëhet futbollist i FC Barcelona, ​​derisa shtoi se “por ata nuk më kanë thënë ende se është zyrtare”.

Trajneri spanjoll u pyet nëse ishte i pakënaqur me largimin e tij, për të cilin ai u përgjigj se: “Ferran është nga Spanja, Barcelona e kërkon atë, ai tha se dëshiron të shkojë dhe unë i thashë se mund të largohej. Telefonova Txikin, agjenti i tij duhet të arrijë marrëveshje dhe të largohet. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur”.

Tashmë duket e kryer gjithçka, Torres do të jetë blerja e parë e Xavit sapo të hapet afati kalimtar i janarit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë