Loading…
Guardiola i lë 2 lojtarë jashtë përzgjedhjes: Niset për Hong Kong
  • 14/07/2019 | 12:27

Guardiola i lë 2 lojtarë jashtë përzgjedhjes: Niset për Hong Kong

Janë lënë jashtë Fabian Delph dhe Elaquim Mangala, për të cilët trajneri Josep Guardiola i ka lënë jashtë përzgjedhjes, transmetron Gazeta Metro.


Manchester City ka publikuar listën e futbollistëve që do të nisen me skuadrën për në turin aziatik në Hong Kong, ndërsa bie në sy mungesa e dy emrave.

Bëhet fjalë për mesfushorin Fabian Delph dhe mbrojtësin Elaquim Mangala, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ri dhe nuk janë grumbulluar për në turneun aziatik.

Lënia e tyre jashtë grumbullimit, është një sinjal i qartë se duhet të gjejnë një tjetër klub për të vijuar karrierën, ndërsa mediat në Angli raportojnë se Delph është shumë pranë marrëveshjes me Everton, ndërsa Mangala ka oferta nga Besiktasi në Turqi.

Në listë bëjnë pjesë edhe dy prurjet e reja, Angelino dhe Rodri, ndërsa Foden pritet t’i bashkohet skuadrës në Hong Kong dhe ashtu siç pritej, mungojnë emrat e futbollistëve të angazhuar në Kupën e Amerikës, të cilët kthehen në fund të muajit nga pushimet. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë