Loading…

Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e tij te Manchester City

  • 29/10/2021 | 14:33

Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e tij te Manchester City

Në një konferencë për media trajneri Pep Guardiola ka folur sot mbi të ardhmen e tij te kampioni anglez, duke treguar që nuk do të kalojë shumë kohë derisa ai të ndërrojë ambient.

Guardiola erdhi në krye të Manchester Cityt në qershor të vitit 2016, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 309 ndeshje në krye të skuadrës angleze, duke fituar 229 prej tyre, përcjell KosovaPress.

Gjatë konferencës për media, trajneri spanjoll u pyet nëse do të qëndronte edhe më shumë se 200 ndeshje të tjera me Cityn, ku përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe jo e mirë për tifozët e “Qytetarëve”.

“Jo, unë nuk e besoj se do të arrijë atë numër”, tha Guradiola.

Pep Guardiola ka kontratë momentale me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2023, dhe ende nuk dihet nëse spanjolli do të vazhdojë edhe pas atij viti të jetë në krye të kampionit anglez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë