Loading…

Guardiola ‘modest’: Nëse nuk e fitoj Champions, më pret shkarkimi

  • 14/02/2020 | 10:48

Guardiola ‘modest’: Nëse nuk e fitoj Champions, më pret shkarkimi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se puna e tij te klubi i Premier League së Anglisë është në rrezik, nëse dështon të fitojë Ligën e Kampionëve këtë stinor.


Manchester City ka fituar pesë trofe vendorë me Guardiolan qëkur e ka angazhuar në vitin 2016, përfshirë dy herë Premier Leaguen dhe tripletën historike vendore vitin e kaluar, transmeton Koha Ditore.

Por kurrë nuk ka arritur të kalojë përtej çerekfinales të Ligës së Kampionëve me trajnerin spanjoll. City këtë edicion në 1/8 e finales të Championsit do të përballet me Real Madridin.

“Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve. E ëndërroj këtë dhe do të shijoj përgatitjen për ndeshjet kundër Real Madridit. Nëse nuk fitojmë, atëherë vjen kryetari apo drejtori sportiv dhe thotë, ‘Nuk mjafton, ne duam Ligën e Kampionëve, do të shkarkoj’”, ka thënë Guardiola për “Sky Sport”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë