Manchester City u mposht në ndeshjen e tyre të raundit të 3-të të Kupës së Ligës si mysafir ndaj Newcastle, që do të thotë se ata ranë nga kompeticioni i parë i sezonit.
Goli vendimtar u shënua nga Alexander Isak në minutën e 53-të të ndeshjes në St James’ Park dhe trajneri i skuadrës Pep Guardiola komentoi humbjen dhe eliminimin e ekipit të tij nga gara.
“Ju mendoni se qëllimi ynë ishte të fitojmë katër titujt? Ne jemi të kënaqur me tripletën. Pritshmëritë tona janë të larta, por jo aq të larta sa të mos kënaqemi me tre tituj,” tha Guardiola.
“Nuk e di sa faulle kanë bërë, sa kemi pasur ne dhe sa kartonë të verdhë janë dhënë. Emocionet janë të pranishme gjatë lojës. Unë i respektoj gjyqtarët dhe punën e tyre. E meritoja një karton të verdhë”.