Loading…

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

  • 03/12/2023 | 12:54

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

Manchester City është ekipi i momentit në Evropë.


Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e fitoi tripletën në edicionin që lamë pas dhe ka suksese të jashtëzakonshme, duke e fituar pesë herë në gjashtë sezonet e fundit Premierligën.

E trajneri spanjoll në konferencë për media paralajmëroi tifozët e skuadrës së tij.

“Ne fituam shumë, dhe në të ardhmen kuptojmë se ky është një përjashtim. Nuk është normale të fitosh trefishin, pesë PL në gjashtë vjet. Vazhdoni të shijoni, por kur momentet e këqija po vijnë këtë sezon apo sezonin tjetër, duhet të jeni aty”, ishin fjalet e Guardiolas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë