Kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati së bashku me bashkëpunëtorë ka dorëzuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë 200 mijë nënshkrime që janë firmosur në mbrojtje të çlirimtarëve.
200 mijë zëra për drejtsi ndaj krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën. Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë”, ka shkruar Gucati në Facebook.