Guinness World Records, i kushton një video artistit shqiptar Saimir Stratit, i cili ka një numër të madh rekordesh të regjistruara atje.
“Paqja fillon me një buzëqeshje.” Ky kolazh frymëzues u krijua nga artisti Saimir Strati nga Shqipëria duke përdorur 1.5 milionë prodhime individuale kafe dhe të bardhë, matjen 10 m²” shkruan Guinness World Records, për artistin e mozaikut të Nënës Terezë, transmeton Gazeta Metro.
Gjithashtu brenda videos që kanë publikuara ata kanë përmendur edhe rekordet e shumëta të tij, ku në fund e kanë cituar Saimir Strati, ku ka lavdëruar humanizmin e Nënës Terezë:
“Vetëm Nena Terezë mund t’i shpëtonte këta njerëz”, thuhet në video. Pjesë kjo e një pronomcimi të tij kur po përgatiste mozaikun për Nënën Terezë.
“Dikur kam parë në televizor shpërngulje masive të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe nga lufta. Diku në një qytet të Evropës kishte disa tela me gjemba që i pengonin. Dhe, aty mendova se vetëm Nena Terezë mund t’i shpëtonte këta njerëz”, ky është citati i plotë i tij.
Stratit ka 10 rekorde Guinness deri tani, me këtë të fundit të Nënës Terezë./gazetametro.net