Loading…
Gullashin dhe pasulin me vete në Ulqin: Pse kosovarët mbesin konservatorë në ushqim
  • 18/07/2019 | 12:32

Gullashin dhe pasulin me vete në Ulqin: Pse kosovarët mbesin konservatorë në ushqim

Dikujt mund të mos i pëlqej Ulqini për ofertat ushqimore që i ofron. Aty mund të gjeni gullashi viçi, pasuli në tavë, bile edhe suxhuk, por kjo është zgjedhja dhe shija tradicionale dhe konservatore që kosovarët e marrin me vete, shkruan Gazeta Metro.


Dyqanet hoteliere- ushqimore të tipit si ‘gjellëtore popullore’ nuk mungojnë përgjatë gjithë Plazhit të Madh në Ulqin e as në qytet. Me gjasë që shija e kërkuar e turistëve nga Kosova i ka shtyrë bizneset që në mes detit të ziejnë gjella për  shije të ‘punëtorëve fizik’, si gullashi me pire apo pasuli me mish dhe suxhuk.

Kjo tregon që një pjesë e turistëve nga Kosova nuk e pëlqen ushqimin mediteran që mban aromë të vajit të ullirit, ku prodhim ky vendas, të frutave të detit dhe peshqve, ku shihet qartë se një turist kosovarë në Ulqin më parë preferon të zgjedh një pjatë të zakonshme, si byreku apo diçka që është mësuar ta hajë në Kosovë.

Andaj nuk është edhe çudi që gjatë shëtitjes të ndesheni në lokale me emra si ‘Sofra Pejane’, ‘Gjakova’ apo edhe ‘Gostivari’, qytet ky i cili është i njohur si vendi më ekspert për gjella popullore.

Për një çast mendon që kjo shije tradicionale për gjellë popullore është tipar i vetëm i gjeneratës së shtyrë në moshë apo tashmë të moshuar, e që në të vërtetë tregon një shije të theksuar dhe konservatore që nuk do të ndryshoj rreth ushqimit, pushimit dhe detit.

Me gjasë për turistët kosovarë është që të ngopen, duke mos eksperimentuar në shije dhe pjata të reja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë