Loading…

Gushti është i turistëve italian në Sarandë

  • 14/06/2019 | 14:48

Gushti është i turistëve italian në Sarandë

Rezervime masive ju janë lëshuar këtë verë Sarandës, nga turistët dhe agjencitë italiane. Hotelet dhe nikoqirët e turizmit në këtë qytet, në panikë na kërkesa e madhe, transmeton Gazeta Metro.


Qershori duket i qetë, dhe sezona po shkon duke u përgatitur në Sarandë. Por muaji gusht, duket se është rezervuar i gjithi nga Italianët dhe kjo kërkesë e madhe i ka çuditur profesionistët e turizmit.

“Duhet të gjejë zgjidhje, të gjithë gushtin na e kanë pronotuar (rezervuar) italianët. Janë ata nga agjencitë turistike dhe guidat turistikë që këtë gusht e kanë bllokuar këtë anë”, thotë Evans Noga, administrator i njërit prej apartamenteve luksoze Eval në Sarandë.

Janë çmimet e lira të ushqimit dhe pijeve, që po i tërheqin italianët. Por edhe klima. Saranda tash e 5 vite duket të jetë një lokacion i preferuar për italianët, por edhe profitabil për agjencitë e tyre turistike, transmeton Gazeta Metro.

Menyja në Sarandë

Me 700 lekë mund të hani një pastë me midhje të freskëta, ose karkaleca deti. Çmim ky qesharakisht i lirë për një italian. Një apartament luksoz në Sarandë sillet rreth 60 euro, e me pamje kah deti dhe ballkon impozant, deri në 75 euro në majën e sezonit turistik, që fillon nga 15 korriku e vazhdon deri me 15 shtator. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë