Guvernatori i Floridas së SHBA Ron DeSantis një figurë e njohur konservative i njohur si rivali kryesorë i Donald Trump në primaret republikane do ta shpallë kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e 2024 sipas informacioneve, transmeton Gazeta Metro.
44 vjeqari po planifikon ta shpallë kandidaturën në një bisedë online me drejtorin ekzekutiv të Twitterit Elon Musk. Sipas The Associated Press dy persona afër republikanit kanë folur nën kushtet e anonimitetit duke konfirmuar supozimet e mediave për këtë vendim.
Audio eventi do të transmetohet në hapësirat që njihen me emrin Twitter Spaces dhe do të fillojë në orën 6 të pasdites me orën lokale të Floridas. Kësaj paraqitje do ti paraprijnë edhe disa intervista në programet konservative si : Fox News dhe emisioni i radios së Mark Levin.
DeSantis do ti bashkëngjitet një numri deri tani të madh të republikanëve që kanë shpallur kandidaturën në tentim që të garojnë kundër Presidentit të SHBA Joe Biden.
Përpos Donald Trump i cili vetëm se ka shpallur kandidaturën në partinë republikane (GOP), figura tjera që po kandidojnë janë edhe ish ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara (OKB) Nikki Haley, Senatori i Karolinas Tim Scott, ndërmarrësi Vivek Ramaswamy ndërsa javët në vazhdim pritet të kandidoj edhe ish Zëvendës Presidenti Mike Pence.
DeSantis ka përqafuar stilin e drejtpërdrejt të Donald Trump dhe shumë nga politikat e tij. Ai e paraqet vetën si një version më të ri dhe më të pranueshëm të Trumpit./gazetametro.net