Guvernatori i shtetit të Georgia, Brian Kemp, ka thënë që shumë kohë më parë ka kërkuar kontroll shtesë të nënshkrimeve në regjistrat e votuesve pas daljes në publik të xhirimeve ku pretendohet për manipulim me fletëvotime në vendvotimin më të madh në këtë shtet në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA, transmeton Gazeta Metro.
Kemp po i referohej një xhirimi të kamerave të sigurisë ku pretendohet se vëzhguesit nxirren jashtë nga qendra më e madhe votimit, me arsyetimin se numërimi i votave kishte përfunduar për atë natë. Me daljen e tyre, një grua shihet tek nxjerr çanta nga poshtë tavolinë që pretendohet se përmbante fletëvotime. Votat pretendohet se ishin numëruar me orë të tëra, pa prezencën mbikëqyrësve, kishte raportuar CBS46.com
Caught on candid camera…
Fulton County supervisors in Georgia tell poll workers, press and observers to leave the room…
And then pull out SUITCASES of ballots.
Say it with me… F R A U D.
WHERE IS THE DEPARTMENT OF JUSTICE?”pic.twitter.com/1Nc8cZqGXA
— Rep. Jody Hice (@CongressmanHice) December 3, 2020
Kampi i Presidentit Trump që konteston rezultatet e zgjedhjeve e konsiderojnë këtë incident ku pretendohet për manipulim si dëshmi e mjaftueshme për auditim.
Guvernatori Kemp ka thënë për Fox News se ai ka kërkuar për kontroll por ky vendim sipas ligjit i takon Sekretarit të Shtetit të Georgia.
“Unë mendoj se duhet bërë. Mendoj se tani pas asaj që pamë sot…kjo ngritë më shumë pyetje” tha Kemp./gazetametro.net