Loading…

Guvernatori Ismaili: BQK’ja s’e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores e as nuk ka dhënë afat shtesë

  • 13/02/2024 | 08:56

Guvernatori Ismaili: BQK’ja s’e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores e as nuk ka dhënë afat shtesë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.


Ai, për RTV Dukagjini në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar rregulloren e saj.

“Më lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, as nuk ka dhënë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani që kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj te komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.

“Veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK dhe institucionet financiare çdo ditë brenda 3 muajsh, por nuk është dhënë asnjë afat shtesë dhe rregullorja është në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.

BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë