Loading…

‘GUXO’ ia rrit ‘pazarin’ VV’së: Flitet që Haxhi Avdyli do të bëhet ministër i Shëndetësisë

  • 06/10/2022 | 18:01

‘GUXO’ ia rrit ‘pazarin’ VV’së: Flitet që Haxhi Avdyli do të bëhet ministër i Shëndetësisë

Pas dorëheqjes së ministrit Rifat Latifi nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, partia që është në koalicion me Albin Kurti, ‘GUXO’, si duket ka rritur ‘pazarin’. Deputeti i ‘GUXO’, Burim Meta është i pari që ka reaguar duke pyetur se edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj ‘GUXO’s’, shkruan Gazeta Metro.


Dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë ka ngritur menjëherë dilemën se kush mund të jetë pasues i tij.

Pozita e të parit të shëndetësisë kosovare mund t’i takojë edhe Partisë Guxo. Burim Meta publikisht sapo ka kërkuar që këtë pozitë ta marr partia e tij.

Deputeti i ‘GUXO’, Burim Meta është i pari që ka reaguar duke pyetur se edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj ‘GUXO’s’.

“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?”, ka shkruar ai.

Ndërkaq si emër për ministër të Shëndetësisë, në media përflitet emri i Haxhi Avdyli, neurokirurg dhe deputet i Guxo.

Para se të emërohej ministër Rifat Latifi, Haxhi Avdyli ishte shprehur i gatshëm që të bëhej ministër.

Ai pati thënë se çdo detyrë që i besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm.

Aktualisht ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Latifit.

Gjatë ditës së enjte Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi ka siguruar letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë