Loading…

Guxuan e folën pas 5 ditësh: Partia ‘Guxo’ tha që bën të dëgjohen e të bashkëpunohet me SHBA

  • 31/05/2023 | 22:34

Guxuan e folën pas 5 ditësh: Partia ‘Guxo’ tha që bën të dëgjohen e të bashkëpunohet me SHBA

Partneri qeveritar i VV’së dolën me komunikatë mbështetëse për veprimtarinë e qeverisë në Veri gjithsesi, me një por ama, si liderja e tyre në presidencë. Duhet koordinuar me partnerët tanë ama.


Sipas deklaratës për media të bërë nga “Guxo” ata shprehen se i mbështesin plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale.

“Partia Guxo mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj. Partia Guxo mbështet fuqishëm qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale dhe, natyrisht, në çdo ndërtesë zyrtare e qeveritare duhet të valojë flamuri i shtetit të Kosovës” thuhet nga Guxo.

Tutje Guxo ka dënuar sulmet ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Nga kjo parti po ashtu është thënë se mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik ”thuhet në reagimin e tyre raporton.

Osmani zmbrapset para SHBA dhe BE: Veprimet e policisë në Veri janë legjitime, por varen njëkohësisht nga koordinimi me aleatët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë