Loading…

‘Gylenisti’ që u arrestua në Kosovë, dënohet me mbi 8 vjet burgim në Turqi

  • 28/01/2020 | 19:30

‘Gylenisti’ që u arrestua në Kosovë, dënohet me mbi 8 vjet burgim në Turqi

Hasan Huseyin Gunakan, i njohur nga autoritet turke si ‘gylenist’, është dënuar sot me 8vjet e 1 muaj e 15 ditë burgim, shkruan Gazeta Metro.


Gylenisti Gunakan i cili u arrestua në Kosovë gjatë marsit të 2018, është dënuar sot nga gjykata turke me pretekstin se ai është pjesëtar i organizatës së klerikut Fethullah Gulen, FETO, organizatë të cilën shteti turk e konsideron terroriste.

Gjatë seancës dëgjimore, edhe avokati i të pandehurit i kishte mohuar akuzat për pjesëmarrje në organizatën në fjalë dhe kishte kërkuar lirimin dhe shpalljen të pafajshëm të klientit të tij.

Hasan Huseyin Gunakan ishte arrestuar në Kosovë dhe ishte deportuar bashkë me 5 persona tjerë për në Turqi, operacioni u krye nga autoritet kosovare në bashkëpunim me ato të Turqisë../gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë