Loading…

Haaland apo Mbappe? Ylli i Real Madridit zgjedh të preferuarin e tij

  • 10/02/2024 | 17:12

Haaland apo Mbappe? Ylli i Real Madridit zgjedh të preferuarin e tij

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, ka zgjedhur të preferuarin e tij mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me te dy lojtarët të cilët janë lidhur me një kalim tek gjiganti i La Ligas.


Që të dy, Haaland dhe Mbappe, ka pasur thashetheme për një kalim të tyre tek Real Madridi, pasi spekulimet për transferimin e mundshëm të tyre në “Santiago Bernabeu” nuk kanë pasur fund.

Teksa shumica e tifozëve do të kishin mendime të ndryshme, Lunin nuk hezitoi kur bëri zgjedhjen e tij gjatë një sesioni pyetje/përgjigje.

“Si një numër nëntë, Erling Haaland”, ka thënë Lunin duke preferuar më shumë përshtatshmërinë e Haalandit si një numër nëntë.

Nëse ndonjëri prej këtyre dy lojtarëve do t’i bashkohej Realit, do të ishte një blerje ‘galactico’ për të përforcuar edhe më shumë ekipin krahas yjeve si Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Mbappe raportohet se tashmë ka marrë vendimin e tij për t’u larguar nga PSG-ja gjatë verës, por ai dëshiron që ta bëjë këtë në kushte miqësore dhe dyshohet se ka premtuar që të heq dorë nga një bonus besnikërie prej 80 milionë eurosh, në rast se largohet gjatë verës nga kryeqyteti francez.

PSG tashmë ka përpiluar listën e kandidatëve potencial për zëvendësimin e Mbappes, ku aty përfshihen emra si Marcus Rashford, Victor Osimhen dhe Benjamin Sesko./Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë